Boshatisja e trenave, metrove dhe autobuzeve ka qënë një fenomen dukshëm i dallueshëm në Milano këtë të hënë.

Qëndra Italisë së veriut dukej një vend i shkrete në fillim të kësaj jave ndonëse është një nga qytetet më të rëndësishme industrial të vendit.

Sheshi “Duomo” I vizituar nga mijëra njerez në ditë është mbyllur, ashtu sikurse janë pezulluar sfidat e famshme të modes që u programua nga Giorgio Armani.

Teatri “La Scala” gjithashtu është “kycur” ndërsa futbolli tani për tani ka “ngrirë”.

Shkollat dhe Universitetet janë mbyllur zyrtarisht e po ashtu janë pezulluar të gjitha veprimtaritë publike.

Qytetaret te trembur nga kjo situate jane veteizoluar dhe per me teper kane boshatisur edhe supermarketet duke marre ushqime per nje afat me te gjate.

Deri tani janë 5 viktima dhe 224 të infektuar në Itali, shumica në rajonin e Lombardisë, konkretisht 172.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *