Një fitore që vlen shumë më shumë se tre pikë. Kështu mund të konsiderohet suksesi 1 me 0 i Milanit kundër Napolit në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës së 24 të serie A, transmetuar në Tring.

Tre pikë që jo vetëm blindojnë zonën Champions, duke ushtruar presion madje ndaj Juventusit që për momentin është vetëm 1 pikë larg, por gjithashtu një rezultat që godet Napolin, skuadër që ikën 7 pikë larg zonës Champions.

Njeriu i ndeshjes ishte Teo Hernandez, anësori i majtë i kuqezinjve, i cili përmes një bashkëpunimi mes Zhiru dhe Leao, arriti të shënojë golin e suksesit të rëndësishëm në minutën e  25, në momentin kur Napoli kishte humbur një rast me Simeonen e po shtynte gjithmonë e më shumë në  gjysmëfushën vendase.

Nisja e pjesës së dytë  skuadra e Piolit  humbi tre shanse për dyfishimin e shifrave me anë të Florencit, Zhiru dhe Lostus Cik, ndërsa miqtë të inspiruar nga Politono rrezikuan vetëm përmes rasteve për gol. E ndërsa Napoli kërkonte me ngulm me forca të shumta barazimin, Milani përmes kundërsulmeve të paktën në tre raste të tjera, sidomos me Leao shpërdor mundësi për të mbyllur ndeshjen, madje mund ta kishte pësuar keq në rast se nuk do të kishte pasur fat pas shtyllës së miqve në minutën e  89 në devijimin e Simic.

Sot është radha e Juventusit në mbrëmje kundër Udineses për të mbyllur kuadrin e kësaj jave. Bardhezinjtë duhet të fitojnë ( edhe pse luajnë pa Vlahovic) në mënyrë që të zbresin në 4 distancën nga Interi i vendit të parë për të frenuar arratisjen e zikaltërve drejt titullit kampion. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *