Presidenti Ilir Meta I ka cilësuar zgjedhjet në Kosovë si shembullin më të shkëlyer të demokracisë dhe votës së lirë.

 

Në një postim në Facebook, Met ka shprehur urime për qytetarët e Kosovës dhe klasën politike të cilët sipas tij I treguan mbarë botës se shteti I Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional por edhe një shembull I demokracisë në rritje.

 

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *