Presidenti Ilir Meta priti këtë të enjte në një takim të veçantë ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad.

 

Takimin e ka njoftuar në një postimë vetë kreu I shtetit, ndërsa thekson se ka marrë garanci nga ambasadorja për mbështetjen e Suedisë në forcimin e demokracisë dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

 

“I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *