Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një konferencë për shtyp këtë të martë në orën 11:00.

Sipas njoftimit për media të shpërndarë nga Presidenca, sqarohet se në këtë dalje para gazetareve kreu I shtetit do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

Por ndonëse një njoftim normal për mediat, Presidenti Meta nuk ka kursyer edhe në këtë rast ironinë për zgjedhjet e së dielës.

Në njoftim thuhet se Meta do të dalë në konferencë në orën 11:00 në ambjentet e Presidencës për votimet socialistetë 30 qershorit.

Kreut të shtetit nuk I del e keq me kryeministrin Rama I cili nuk pranoi dekretin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në 13 tetor.

Pasi kundërshtoi edhe qëndrimin e ambasadës së SHBA mbi votimet e së dielës, mbetet për tu parë se cili do të jetë propozimi I Metës për daljen nga kriza politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *