Ilir Meta nuk po bën rolin e presidentit, por të kryetarit të LSI, sipas ministrit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi.

 

Një deklaratë të tillë ai e bëri gjatë intervistës për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”. Për Shalsin, më e mira do të ishte që Meta të lërë Presidencën.

 

“Presidenti është aty për të mishëruar dhe unitetin e kombit. Ndërkohë që tashmë prej shumë kohësh ka hedhur dorashkat dhe ka dalë në fushatë elektorale a thua se është kryetari. Në fakt është, por “de juro” nuk është i LSI-së. Është i pashmangshëm konflikti me presidentin për aq kohë sa ka marrë përsipër të mos sillet si president por si kryetar i opozitës. Do të ishte më e ndershme, më burrërore, nëse do të merrte flamurin e opozitës, të linte Presidencën dhe të luftonte për idetë, n.q.s ka, për zhvillimin e vendit, për alternativën opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *