Subscribe

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po mbahet gjyqi për vendimin e formës së prerë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Beleri kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg dhënë nga shkalla e parë.

Lexo edhe :

Related Posts

Trupa gjykuese e përbërë nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara janë mbledhur tashmë për të vendosur fatin e Fredi Belerit.

Megjithëse në nisje të seancës, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, ka kërkuar përjashtimin e Daniela Shirkës nga trupa e gjykimit.

Ajo tha se Shirka ka shqyrtuar edhe dy çështje të tjera per Fredi Belerin dhe të dyja këto herë, nuk është shortuar, sikundër ligji i kërkon, por ështe caktuar manualisht.

Por Relatorja Shirka i sqaroi mbrojtjes se në fakt shorti ka qenë elektronik.

Kjo nuk është gjetur problematike për vijimin e seancës nga ana e Prokurorisë së Posaçme, e përfaqësuar nga Adnan Xholi e Doriana Bejko. Ai tha se kjo lloj kërkese nuk e pengon shqyrtimin gjyqësor, duke kërkuar çeljen e seancës.

Ndërkohë avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, pretendoi se nuk i është dhënë koha e nevojshme për të bërë mbrojten, dhe se nuk mund të lejojë që mbrojtja e pandehurit të bëhet me avokatë kryesisht, duke shtuar se Beleri kundërshton faktin se është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Ajo i mëshoi po të njëjtit qëndrim si në shkallën e parë lidhur me vendosjen e Fredi Belerit në përgjim dhe për të infiltruarin e prokurorisë së Vlorës, Arsen Rama.

Përgjimi ka filluar në orën 10;00, thotë Gjyzari, para se ky informacion të printohej, para se të shkonte në prokurorinë e Vlorës, që vërteton se autorizimi është përpiluar më vonë.

Edhe vetë Fredi Beleri është i pranishëm në seancë, e po ashtu prezente janë edhe mediat greke, ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, familjarë, deputeti Vangjel Dule dhe Pandeli Kokaveshi, i cili kërkon pafajësi, pasi u dënua me 3 vjet shërbim prove nga shkalla e parë.

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *