Subscribe

Presidenti Ilir Meta u shfaq ndryshe nga herët e tjera para gazetarëve këtë të premte. Në komunikimin e përjavshëm, Meta mbante maskë.

 

Ai tha se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë për të bërë kujdes sepse situata është përkeqësuar.

 

“E kam patur tmerr dhe e kam tmerr të mbaj maskë, por për të mos lënjë asnjë hapësirë për spekulim, jam i detyruar të mbaj maskën. U bëj thirrje të gjithëve të mbajnë maskën. Kjo ka të bëjë më përkeqësimin e situatës. Qytetarët të kujdesen për veten e tyre, duke ruajtur distancën, higjienën. Kryeministri na mbushi mendjen tre muaj se maska ishte pa vlerë apo jo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *