Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në ‘Zgjedhje 2021’, lidhur me kandidimin e tij në qarkun e Tiranës, u shpreh se ndonëse nuk është në zonën e tij, lufton për të maksimalizuar votat për koalicionin.

Fatmir Mediu: Interesi elektoral, 1/3 e mandateve janë në Tiranë apo jo. Përqëndrimi politik në Tiranë është një vlerë politike e shtuar, sepse secili lufton..biles dhe unë dhe Dashi dhe Dule apo Idrizi, etj nuk kemi zonat tona. Ne luftojmë për të mbledhur votat e partive tona në gjithë qarkun e Tiranës. Pra, për të maksimalizuar votat.

I pyetur nëse është avantazh apo disavantazh, duke mos patur zonat, Mediu sqaroi: “Në pikëpamje personale mund të jetë një lloj disavantazhi; në pikëpamjen politike në interest është avantazh për faktin sepse ti do të mbledhësh kudo votat për të shtuar në atë që është koalicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *