E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Më shumë shërbime te “ADISA”, lehtësohen procedurat për qytetarët e bizneset

Një sërë shërbimesh publike që ofrohen në 6 drejtori të veçanta tashmë do të zhvendosen në sportelet e Adisës, që njihet si Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara. Nëse doni të informoheni mbi procedurat e tatimeve, gjendjes civile, agjencisë kombëtare të punësimit, fondit të sigurimit të detyrueshëm, sigurimeve shoqërore si dhe mbi problemet e pronës, ju nuk duhet të shkoni në drejtoritë përkatëse.

 

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se kjo zhvendosje nuk e cenon shërbimin ndaj qytetarëve, e konkretisht atë për tatimpaguesit.

 

Aktualisht janë 7 qendra të ADISES që operojnë në disa qytete të vendit, Tiranë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Krujë dhe Kavajë që ofrojnë shërbime të integruara. Vendimit i qeverisë parashikon se për disa lloj shërbime specifike, të cilat arrihen me marrëveshje mes palëve, ato do të vijojnë të kryhen pranë drejtorive përkatëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë