Subscribe

Që nga mbarimi i luftës dy dekada më parë, Kosova ka patur tetë kryeministra në dhjetë mandate, por asnjëri prej tyre nuk e ka përfunduar mandatin e plotë prej katër vjetësh.

Ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare të këtij 14 shkurti do të zhvillohen në një klimë politike tejet të polarizuar. Përbërja e re parlamentare do të duhet të zgjedhë presidentin e vendit, për të cilin ka afat edhe katër muaj. Ndërkohë fushata zgjedhore fillon më 3 shkurt.

Buxheti i kërkuar për organizmin e zgjedhjeve është llogaritur në vlerën e më shumë se 5 milionë eurove.

Qeveria e kryeministrit tashmë në detyrë, Avdullah Hoti u votua me 3 qershor 2020, duke u bërë e dyta që doli nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor 2019.

Qeveria e parë e ish kryeministrit Albin Kurti u miratua më 3 shkurt dhe u rrëzua më 25 mars. Të dyja janë më jetëshkurtrat në historinë e re të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *