Një turiste çeke ka humbur jetën paraditen e kësaj të diele në Radhimë të Vlorës. 74-vjeçarja Ruzhena Mejstruikova, ka hyrë në det për t’u larë dhe pasi ka humbur ndjenjat, është mbytur.
Mësohet se pushuesit që gjendeshin në plazh, janë përpjekur t’i japin viktimës ndihëm e parë, por nuk kane mundur ta shpëtojnë atë. Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 11:05 minuta uniformat blu kane shkuar në vendngjarje dhe pas verifikimeve, është konstatuar vdekja e turistes çeke.
Policia bën me dije se grupi hetimor po vazhdon kryerjen ekzaminimeve për te zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes se 74-vjeçares.





