Do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat kufizuese për ndalimin e lëvizjes dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve.
Ky vendim u publikua këtë të mërkurë nga përfaqësues të Komitetit Teknik të Eksperteve.
Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-6:00 do të vijojë të jetë pa afat. Përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Po ashtu, ka kufizim të restoranteve, “fast food” nga ora 22:00-6:00, përveç shërbimit ‘delivery’. Ndalohet grumbullimi i njerëzve më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
Gjithashtu, ndalohen tubimet partiake, konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore.
Nëse situata përkeqësohet, ekspertët theksuan se do të ketë një vlerësim tjetër të situatës.