Subscribe

Serbia është tronditur nga një masakër, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një lokal, duke vrarë 5 vetë dhe plagosur 20 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit në Vojvodinë. Sipas policisë, është një krim për shkaqe xhelozie. Uniformat blu konfirmojë se një person 38-vjeçar me iniciale Z.S ka hyrë në bar dhe ka parë ish-gruan e tij me një tjetër mashkull. Ai ka dalë nga lokali dhe është kthyer me një kallashnikov dhe ka nisur të qëllojë me breshëri në drejtim të tavolinës së ish-gruas, duke e lënë atë, mashkullin që e shoqëronte dhe tre veta të tjerë të vdekur në vend. Pas kësaj masakre, 38-vjeçari ha hapur zjarr dhe drejt klientëve të tjerë, duke lënë 20 persona të plagosur. Policia ka ndaluar autorin e këtij krimi të rëndë dhe ka konfirmuar se masakra është kryer për shkaqe xhelozie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *