Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar mbledhjen e Këshillit Politik të mërkurën në orën 17:00. Ky njoftim u bë pas miratimit të marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Politik do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

“Duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni patur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura; propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesermë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Në pritje të përgjigjes”, shkruan Gjiknuri.

Kryeministri Edi Rama ka dakordesuar këtë të martë nje marreveshje me opoziten parlamentare per miratimin e marreveshjes se 5 qershorit dhe ndryshimin e kushtetutes. Marreveshja parashikon se  palet  angazhohen per zgjedhje te lira e te ndershme, ku qytetaret kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *