Shënohet një tjetër aksident në Korçë këtë të mërkurë.
Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur te Ura e Zvezdës, ndërsa raportohet se një mjet ka dalë nga rruga.
Nga përplasja ka vetëm dëme materiale, thanë burimet për “Vizion Plus”.
Kujtojmë që ky është aksidenti i katërt i shënuar këtë të mërkurë në juglindje të vendit.





