Subscribe

LSI refuzon të jetë pjesë e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme përmes kalimit të saj në Kuvend nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha se nuk do të pranohet tendenca për të deformuar procesin.

 

“Nëse do ketë tendenca për ta deformuar, qofshin duke përdorur mekanizma vendas apo të huaj, nuk do jemi dakord.”

 

Vasili ka hedhur poshtë çdo mundësi për rikthim të aleancës politike me Partinë Socialiste. Në konferencën e fundit për shtyp, Vasili tha se LSI do të vijojë pozicionin e saj opozitar dhe se nuk do të bëjë koalicion me socialistët në mazhorancë.

 

I pyetur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të LSI-së Gledion Rehovica, Vasili u shpreh se çdo përgjegjësi është individuale dhe jo kolektive. Zyrtari i lartë i LSI beri te ditur se nuk është investuar në asnjë rast në mbrojtjen politike të atyre që shkelin ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *