Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur nga Shkodra për ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në Lezhë.

 

Një simpatizant i LSI-së mbeti i plagosur në Shëngjin, ndërsa Llalla për këtë rast është shprehur se janë mbledhur prova të mjaftueshme.

 

“Kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës. Sa i përket situatës së përgjithshme, pavarësisht ngjarjeve të fundit, situata është e qetë. E rëndësishme është që qytetarët të votojnë të lirë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ashtu siç edhe organet ligjzbatuese të jenë në gatishmëri dhe të kenë një sjellje korrekte”, ka thënë për mediat Llalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *