E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Bota

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë për shuarjen e flakëve

Dy helikopterë të përfshirë në shuarjen e zjarrit në Atikë janë përplasur dhe më pas rrëzuar në zonën e Psathas.

Sipas mediave greke, dy helikopterët po fluturonin në lartësi të ulët para se të përplaseshin.

Anëtarët e ekuipazhit të njërit prej dy helikopterëve arritën të komunikonin me departamentin e zjarrfikësve, duke theksuar se piloti dhe pasagjeri i tij ishin plagosur.

Forcat  e emergjencave u mobilizuan menjëherë për një operacion kërkim-shpëtimi për ekipet, i cili është duke u zhvilluar aktualisht nëpër zonë

Vazhdo të lexosh

Reklamë