Ditën e sotme në Tiranë u mbajt samiti “Ukrainë-Evropa Juglindore”, ku të pranishëm ishin liderë të rajonit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ai gjithashtu ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Në mbyllje të samitit, Rama dhe Zelensky mbajtën një konferncë të përbashkët.

Lexo edhe :

Related Posts

Zhvillimet nga samiti i ndiqni më poshtë:

14:24- Mbështetja për Ukrainën, Rama: Po e bëjmë për veten tonë, Rusia kërcënon këdo

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën me paketa që nuk janë dhënë në formën e një huaje.

I pyetur se çfarë fiton Shqipëria në këtë mes, Rama tha se mbështetja po bëhet edhe për vendin tonë dhe për mënyrën si e shohim të ardhmen.

Së pari ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje që nuk janë hua dhe nuk janë pjesë e ndonjë biznesi. Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainës të paguajnë mbrapsht, ndonjë gjë nga ato që kanë marrë prej nesh, modeste. Por jemi të vetëdijshëm se për atë front lufte kjo është diçka shumë e vogël. Po e bëjmë për veten tonë. Kjo nuk është një kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën. Ky është kërcënim ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam një të ardhme në BE, nuk duam ta shohim BE të shpërbëhet.

Ka pasur shumë sanksione kundër Rusisë, por ne e dimë që varësia nga gazi rus, nga nafta ruse, nuk është kaq e thjeshtë kështu që rritja e çmimeve në vendet më të pasura janë pjesë e planit për të bërë publikun të nisë e të thotë “nuk mund të vazhdojmë të mbështesimn Ukrainën”, tha Rama.

14:10- Rreziku i një lufte në Ballkan? Zelensky: Duhet të jeni të bashkuar, Rusia do bëjë çdo gjë për destabilizim

Rreziku për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor ëstë i lartë ndaj dhe të gjitha shtetet duhet të jenë të bashkuar. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se Rusia do të përdorë çdo mënyrë për të destabilizuar Rajonin.

Fakti që ndodhemi këtu të gjithë së bashku kemi shembullin historik të marrëdhënieve të ndryshme. Është një mënyrë për tu mbrojtur, drejt paqes. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli më i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve.

Shtete e ballkanit duhet të jenë bashkë. Rusia do të bëjë diçka pë rtë destabilizuar ballkanin. Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabilizojë më tej nëse do të ketë mundësinë e pauzave dhe do përdorë taktika të tjera e të ketë ndikim në vendet e vogla”, tha Zelensky.

Për rrezikun e një lifte në Ballkan u pyet edhe kryeminstri Edi Rama, i cili dha këtë përgjigje:

Kam qenë i privilegjuar që kam diskutuar me presidentitn saktësisht rreth kësaj gjëje. I thash diçka që do ja u tregoj edhe ju që për mua është përgjigjia më e qartë më e shkurtër dhe më e qartë. Për faktin se ku do shkojë bota nëse ne ndjekim mendimin e Putin. Ai që e publikoi këtë erdhi

Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare në harta. Ajo çka më shqetëson më shumë jo të gjithë e kuptojnë që sulmi në Ukrainë është rendit botëror dhe bashkësisë së vendeve demokratike. Është një sfidë ndaj vetë ekzistencës së BE, sepse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara do të mbizotërojnë, ne nuk do mbijetojmë më në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi vendos. Në Ballkanin perëndimor, ne ndamë mendime dhe sigurisht që nuk jemi një rajon pa probleme, ku nëse ti do të ndezësh një luftë gjen harta dhe histori të së shkuarës. Lufta është kaq pranë sa jemi ne këtu”.

14:00-Zelensky falenderon Shqipërinë për ndihmën: Të mbështesim njëri-tjetrin në integrimin europian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ai falenderoi Shqipërinë për ndihmën dhe tha se dy vendet duhet të mbështesin njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit europian.

“Së pari e mbi të gjitha dëshiroj t’ju falenderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që ju na keni dhënë ne, popullit tonë dhe mbështetjen që i jepni drejtësisë në Europë. Ju falenderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur. Dëshiroj t’ju falenderoj për bashkëpunimin politik.

Na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që ju të keni besim te ne. Ne mbështesim edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet që edhe jut ë na mbështesni ne. faleminderit për vullnetin tuaj të qartë. Ukraina si edhe i gjitha rajoni i Europës Juglindore, duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të na mbështesni edhe në formulën tonë të paqes, planin me një pika. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por punën për paqe do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha Zelensky.

13:56- Rama: Krenar që jemi miq të popullit ukrainas, në sytë e mi Putin ka dështuar

“Në sytë e mi, Putin ka dështuar”. Kështu ka d4eklaruar kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rama më tej shtoi se Ukraina ka arritur të forcohet nga agresioni rus, teksa shtoi se Kievi zyrtar po bën hapa para drejt Bashkimit Europian.

“Në këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë të ngrejë argumetet tona dhe të zhvillonim takimet dy palëshe e të flisnimpër Shqipërinë dhe Ukrainën e sotme dhe të nesërme.

Ne na lidh edhe një prej gjërave që në sytë e mi Putin ka dështuar. Në vend të merret peng e të qeveriset, Ukraina po negocion me BE. Kam admirim për Zelenskyn dhe popullin e ukrainës që po punojë të ecin përpara në procesin e integrimit në BE. Pak para s etë hynim këtu mora një sms nga dikush që po punon me institucionet e ukrainës. Ajo më tha që ti them presidentit që gjithë ekipi i tyre që është perëndimor është i impresionuar nga talenti i tyre i jashtëzakonshëm. Përtej rrënojave të raketave ruse, vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po mendon dhe po punon çdo ditë për të ardhmen. Nuk mund të jemi më krenar se kaq për të qenë miq me këta njerëz”, tha Rama.

13:42- “Është një moment i veçantë për ne”, Rama: I gjithë populli ynë e mbështet Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për mediat bashkë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai ka shprehur vlerësimet e tij për presidentin Zelensky, teksa ka thënë se Shqipëria qëndron krah Ukrainës, për sa kohë është e nevojshme

“Faleminderit shumë të gjithëve ju dhe të gjithë atyre mes jush që keni ardhur sot në Tiranë nga rajoni ynë. Është një moment i veçantë për ne, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpreësim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, i cili nuk ka vetëm të bëjë vetëm me qëndresën kundëer një agresioni brutal, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. Zoti president, i nderuar mik, unë jam shumë i kënaqur që sot kishim mundësinë të theksonim pozicionin tonë jo vetëm si një vend,si Shqiëpria, por si kolektiv me mendime të ngjashme, që qëndrojmë me Ukrainën, krah të drejtës së saj për integritetin e vet territorial. E kemi bërë shumë të qartë dhe jam krenar të them se nuk është vetëm qeveria, nuk është vetëm parlamenti, nuk janë vetëm institucvionet, por i gjithë kombi, i gjithë populli vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Rama.

13:20- Fotoja familjare e samitit, Rama dhe Zelensky vendosen në qendër, krah tyre Osmani dhe Vuçiç

Punimet e samitit për Ukrainën në Tiranë janë mbyllur dhe liderët pjesëmarrës janë bashkuar për të shkrepur foton familjare.

Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy janë në qendër të fotos, ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u rreshtua krahë Ramës, me Vuçiç që u vendos krahë Zelenskyt.

Pas fotos familjare liderët janë futur sërish brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve. Në vijim Rama dhe Zelensky pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

12:09- Për herë të parë në Tiranë, Zelensky falenderime për mbështetjen: E vlerësoj mikpritjen tuaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij në samitin që po mbahet në Tiranë.

Ai falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen dhe mikrpitjen.

“Së pari dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjitha që keni bërë, për mbështetjen personale dhe atë të Shqipërisë. Faleminderit që na keni mirëpritur. Edi, kryeministër e vlerësoj së tepërmi mikrpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na jepni për të diskutuar si të fuqizojmë më tej vendet tona. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjek Europa për brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.
Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të”, tha Zelensky.

Ai konfirmoi mbështetjen e Ukrainës për integrimin europian të vendeve të rajonit si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen për integrimin euroatlantik të Ukrainës.

12:00- Samiti për Ukrainën, Rama dhe Zelensky mbajnë fjalën hapëse të sesionit

Kryeministri Edi Rama ka çelur Samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në fjalën e tij hapëse, Rama tha se lufta e Rusisë është një katastrofë, teksa shtoi se Putin nuk ia ka dalë të triumfojë deri më tani. Kryeministri theksoi se Shqipëria kërkon një paqe që respekton pavarësinë e Ukrainës.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mikpritën së bashku, liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, i cili zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Ky takim me rëndësi të posaçme mbledh në një tryezë diskutimi liderët: Borjana Krišto, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës; Maia Sandu,  Presidente e Moldavisë; Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës; Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut; Aleksandar Vučić, President i Serbisë; Andrej Plenković, Kryeministër i Kroacisë dhe Jakov Milatović, President  i  Malit të Zi – për të dëshmuar edhe njëherë vlerat e përbashkëta të vendeve në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës.

11:46- Zelensky zbardh diskutimet me Ramën: Folëm për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmes një postimi në rrjetin social ka zbardhur detajet e takimit me kryeministrin Edi Rama.

Teksa shprehur mirënjohjen ndaj Shqipërisë për mbështetjen që i ka dhënë deri më tani, Zelensky shkruan se nuk do e harrojë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

Zelensky thotë se në takimin në kryeministri bashkë me Ramën kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky.

11:38- Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Vuçiç është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në tapetin e kuq.

Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.

Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta”, tha Vuçiç.

Për sanksionet kundër Rusisë?

Kemi disa propozime për deklaratën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë“, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë.

11:19- A do i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës? Vjosa Osmani: Jam e bindur që ai moment do të vijë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, teksa foli me gazetarët para fillimit të samitit Ukrainë –Evropa Juglindore.

E pyetur nëse do i kërkojë presidentit Zelensky njohjen e Kosovës, ajo tha që këto çështje diskutohen në takime bilateral.

“Ne e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e sja dhe për bvlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitorene  Ukrainës”,  tha Osmani.

10:44- Samiti i Ukrainës, Vuçiç mbërrin në Tiranë, shoqërohet nga eskorta

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Ukrainës. Vuçiç është shoqëruar nga një eskortë dhe pritet të mbërrijë në Pallatin e Kongreseve, aty ku në orën 11:00 do të nisë pritja.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti Zelenksy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie.

Lideri ukrainas u prit në aeroport nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në Rinas ishin të pranishëm edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

10:30- Shqipëria dhe Ukraina firmosin traktatin e miqësisë, Zelensky nderon Ramën me dekoratën e lartë

Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë.

Firmosja e traktatit u bë në Kryeministri, nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky.

Ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë  Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.

Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.

Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve. Të pranishëm në këtë samit, do të jenë edhe liderët e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

09:54- VIDEO/ Rama pret Zelensky-n në zyrë, dhurata e veçantë për presidentin ukrainas

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja që i bëri presidentit ukrainas në zyrën e tij në Kryeministri.

Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.

Dhurata e Ramës për Zelensky ishte një libër me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të kryeministrit.

Kujtojmë që Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Vizita e tij shoqërohet me masa të rrepta sigurie.

09:07- FOTO LAJM/ Zelensky mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeministri, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ai është pritur me një ceremoni të thjeshtë dhe në masa të larta sigurie.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka bërë me dije se nuk do të ketë mungesa të liderëve të rajonit në samit, teksa përfaqësues të Evropës Juglindore do të jenë në lidhje virtual, duke dhënë mesazhe përshëndetëse.

“Nuk kemi mungesa, të gjithë vendet nuk këemi mungesa. Në këtë tryeze do të ulet Vuçiç dhe Zelensky,Serbia nuk i është përgjigjur thirrjeve të Uashingtonit dhe Brukselit për vendosjen e sanksioneve”, tha Mema.

08:44- “Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite”, Posta Shqiptare nxjerr pullën kushtuar Ukrainës

Posta e Shqipërisë ka nxjerrë një pullë postare kushtuar Ukrainës, në nder të vizitës së presidentit Volodymir Zelensky për herë të parë në Tiranë.

Në pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën dixhiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.

Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.

08:39- Samiti/  Begaj: Tirana, kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përcoli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”, shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan:

Tirana kryeqyteti i bisedimeve!

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore  me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar  për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Urime dhe suksese!”

08:33- Ministri Kuleba: Shqipëria, mike e mirë e Ukrainës! Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Shqipëria është një mike e mirë e Ukrainës, duke vlerësuar çdo mbështetje të dhënë nga vendi jonë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasnain, Kuleba tha se Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.

Ai më tej zbardhi edhe diskutimet që pati me ministrin Igli Hasani.

“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.

Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.

Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.

Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.

Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtoonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit.

Të dashur miq, rroftë Ukraina”, tha Kuleba.

08:26- Ministri Igli Hasani: Shqipëria dënon agresionin rus në Ukrainë, brenda këtij viti hapim ambasadën shqiptare në Kiev

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë. Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat me homologin e tij ukrainas, Hasnai shtoi se plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, është mundësia më realiste për arritjen e paqes.

Brenda këtij viti tha ministri Hasani, në Kiev do të hapet ambasada shqiptare.

Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelenski, si mundësia më realiste për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës“, tha Hasani.

08:12- Zelensky për herë të parë në Tiranë, kush janë liderët që do marrin pjesë në samit

Tirana mirëpret sot Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00. Për këtë samit, në Tiranë për herë të parë ka ardhur edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u prit mbrëmjen e djeshme në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Liderët që do marrin pjesë në samit janë:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

07:27- Mbahet sot samiti për Ukrainën, Zelensky për herë të parë në Tiranë, cila është agjenda e takimeve

Ditën e sotme në Tiranë mbahet samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në vizitën e parë në vendin tonë.

Ai pritet të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Më pas të dy do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. /vizionplus.tv

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *