E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mariana risjell në “Ferma VIP” historinë me UFO, batuta e Albanos “shkrin gazi” fermerët

Teksa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e spektaklit të “Ferma VIP”, fermerët kanë shijuar kafen e pasdites, ku nuk kanë munguar as batutat mes tyre.

Mariana po qëndron në verandë bashkë me Ditean dhe Florin, ndërsa Albano ndodhet në oborr, i shtrirë në një shezlong.

Reklamë

Për të sjellë pak humor, Mariana ka kujtuar historinë që Çiljeta tregoi pak javë më parë me UFO, duke krijuar edhe vetë një situatë të ngjashme.

“Atë UFO-n në Lushnjë që na tregoi Çiljeta e dini ju? Në Patos kishin ardhur UFO-t gjithëandej dhe filluan me mikrofon: “Vini re, vini re, në qytetin tonë kanë ardhur UFO. Ata janë të shkurtur dhesytë si gërdoq. Vini re, vini re”. Njerëzit nxitonin dhe mendonin se ata janë të shkurtër. Punonjësja e postës me libra në ecte e lumtur drejt shtëpisë së saj, kur papritur u duk një njeri me sytë si gërdoq dhe ajo e shqetësuar tha: Unë jam Miranda, punonjësja e postës, ekonomiste, di edhe anglisht”, tha Mariana në sajesën me UFO që po i tregonte Florit dhe Diteas.

Reklamë

Por teksa po e tregonte këtë histori me shumë entuziazëm, një batutë e Albanos, ja ka prishur gjithë “lezetin” dhe ka shkrirë gazit fermerët.

“Jam Astriti, po dhj*s në banjo. Na e ke treguar 100 herë, na e bëre verem. Më nxorri gjumin dhe ose do i qëlloja me shezlong në kokë ose do i prishja barcaletën”, tha Albano mes humorit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë