E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

A do i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës? Vjosa Osmani: Jam e bindur që ai moment do të vijë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, teksa foli me gazetarët para fillimit të samitit Ukrainë –Evropa Juglindore.

E pyetur nëse do i kërkojë presidentit Zelensky njohjen e Kosovës, ajo tha që këto çështje diskutohen në takime bilateral.

“Ne e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e sja dhe për bvlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitorene  Ukrainës”,  tha Osmani. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë