E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Bota

Autobusi bie në greminë, humbin jetën 23 persona

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Peru, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Mediat e huaja shkruajnë se për arsye ende të panjohura shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, e për rrjedhojë ra në greminë.

Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës, në një zonë rurale. Në autobus ndodheshin në total 35 persona, ndërsa mësohet se autobusi  ra nga një lartësi prej 200 metrash.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rrethanat e aksidentit, ndërsa të plagosurit mësohet se ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. /vizionplus.tv/ 

Vazhdo të lexosh

Reklamë