Subscribe

Në  frymë bashkëpunimi dhe miqësie, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur në kryeqytetin shqiptar, homologun ukrainas, Dmitro Kuleba.

Në një konferencë për shtyp përpara nisjes së Samitit Ukrainë-Europa Juglindore, shefi i diplomacisë shqiptare ripërsëriti mbështjen për sovranitetin, lirinë, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelenski, si mundësia më realiste për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës”,  tha Hasani.

Homologu ukrainas, Kuleba, vlerësoi rolin mbështetës që ka luajtur vendi ynë në Këshillin e Sigurimit si dhe vendosi theksin në rrugën drejt integrimit evropian.

“Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë, duhet të mbahet përgjegjësi për krimet e luftës, do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukrainë. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara në vlera të përbashkëta europiane”, u shpreh Kuleba.

 Mbështetja ekonomike për rimëkëmbjen pas dëmeve të luftës ka marrë një fokus të rëndësishëm në takimin mes dy ministrave, po ashtu edhe hapja e amasadës shqiptare në Kiev që pritet të ndodhë brenda këtij viti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *