Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën me paketa që nuk janë dhënë në formën e një huaje.

I pyetur se çfarë fiton Shqipëria në këtë mes, Rama tha se mbështetja po bëhet edhe për vendin tonë dhe për mënyrën si e shohim të ardhmen.

Së pari ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje që nuk janë hua dhe nuk janë pjesë e ndonjë biznesi. Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainës të paguajnë mbrapsht, ndonjë gjë nga ato që kanë marrë prej nesh, modeste. Por jemi të vetëdijshëm se për atë front lufte kjo është diçka shumë e vogël. Po e bëjmë për veten tonë. Kjo nuk është një kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën. Ky është kërcënim ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam një të ardhme në BE, nuk duam ta shohim BE të shpërbëhet.

Ka pasur shumë sanksione kundër Rusisë, por ne e dimë që varësia nga gazi rus, nga nafta ruse, nuk është kaq e thjeshtë kështu që rritja e çmimeve në vendet më të pasura janë pjesë e planit për të bërë publikun të nisë e të thotë “nuk mund të vazhdojmë të mbështesimn Ukrainën”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *