E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Igli Hasani: Shqipëria dënon agresionin rus në Ukrainë, brenda këtij viti hapim ambasadën shqiptare në Kiev

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë. Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat me homologin e tij ukrainas, Hasnai shtoi se plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, është mundësia më realiste për arritjen e paqes.

Brenda këtij viti tha ministri Hasani, në Kiev do të hapet ambasada shqiptare.

Reklamë

“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelenski, si mundësia më realiste për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës“, tha Hasani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë