Për herë të parë “Liqeni i mjellmave” u vu në skenën moskovite në vitin 1877, atë kohë nën titullin “Mjellma e liqenit”. Me kohën nuk ka ndryshuar vetëm emri, por edhe elementë të ndryshëm në koreografi. Muzika ka mbetur ajo që shkroi Tchaikovsky.
Edhe në Tiranë vjen ndryshe nga baleti i konceptuar në 2004-ën nga Agron Aliaj. Dhe nuk ndryshon pak, por më shumë gjysma e lëvizjeve klasike që kemi shijuar deri më tani.
Për t’iu përshtatur modernes, ndryshim ka edhe skenografia, apo kostumet e krijuara nga Ardi Asllani, që njëlloj si në operën Traviata, i ka dhënë një koncept tjetër karaktereve që artistët ngjisin në skenë.
“Liqeni i mjellmave” do të vijë për publikun në datat 14, 15 e 16 prill në Pallatin e Kongreseve që do të jetë skena e Teatrit të Operas dhe Baletit për veprat e mëdha që kërkojnë të ngjiten në skenë disa trupa artistësh.





