Zbardhet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në fshat Memaliaj, mbrëmjen e te shtunes. 3 nga autorët janë arrestuar ndersa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04 janar, kanë hyrë në banesën e shtetasit H. R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *