Subscribe

Policia rrugore ka vendosur sërish vëzhgim  shoferët që shkelin në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit. Problematike ngelet aksi kombëtar Tiranë-Elbasan, ku gjatë 24 orëve të fundit dy shoferë janë arrestuar për shkelje të rënda të sinjalistikave dhe kundërshtim të uniformave blu.

Policia rrugore thotë se edhe pse janë shtuar kontrollet, ka shumë shoferë te papërgjegjshëm që lëvizin me shpejtësi skëterre.

Një drejtues makine është kapur mbrëmë duke ecur me 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Ndërkohë që janë hequr 12 leje drejtimi dhe janë vendosur 5 gjoba me nga 30 mijë lekë të rinj.

Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që mos të abuzojnë me

shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

Ndër të tjera, efektivët blu shtojnë se rrugët më problematike do të monitorohen me radarë pasi në këtë muaj aksidentet janë në rritje për shkak të pushimeve verore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *