Zbardhet vjedhja e ndodhur me 4 maj në Rrugën e Kavajës, ku u grabit një burrë që po transportonte një sasi të konsiderueshme parash në drejtim të një pike këmbimi valutor.

 

Pasi e goditën me sqepar, autorët i morën çantën me para Qamil Zilit, i cili transportonte 3 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë. Ata fshehën lekët në një vend dhe më pas shkuan në Kishën e Laçit.

 

Pas grabitjes, ata telefonuan shokun e tyre, Roni Spahon, të shkonte të merrte lekët, por ky i fundit ka rënë në “kurth”.

 

Kur Spaho shkoi të merrte çantën me lekë, policia i kishte gjetur më herët dhe po vëzhgonte se kush do të afrohej për t’i marrë.

 

Roni Spaho është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim : M. Gj., 26 vjeç dhe M. B., 26 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *