Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet në lagjen e re në Ndroq, ku do të jetojnë rreth 350 banorë.
Sipas kryemistrit, kjo lagje do të ketë 74 shtëpi banimi, 23 prej të cilave janë drejt përfundimit, raporton Vizion Plus.
Gjatë insektimit, shefi i qeverisë u takua me banorët, të cilët kërkuan sqarime sa i përket tokës që do t’iu merrej, me qëllim finalizimin e projektit të rindërtimit. Ndërsa, nuk kanë munguar batutat.
Pjesë nga biseda:
Rama-banores: Do më lësh të flas mua tani, apo ta zgjidhin këta. Mirë ta zgjidhin këta.
Banorja: Jo, jo, fol. Kërkoj falje.
Rama: Jam i vetmi kryeministër në botë që kërkoj fjalën gjithandej. Ajo rruga atje nuk ka nevojë të jetë me katër korsi. Bëni një rrugë të thjeshtë. Pse do t’i hyni pemëve këtu.
Banorja: Rrofsh kryeministër (i drejton dorën për ta takuar)
Rama: Mos jep dorën.
Banorja: Po lere ta marr COVID-in prej teje. Më the gjithë ato fjalë të mira.
Rama: Puna është të heqësh zakonin se prej meje se merr COVID-in, se unë s’ta jap dorën sido që të vijë puna





