Inter, Real Madrid , Bayern dhe Real Socieadad janë katër ekipet e radhës që prene një bilete për në fazen e 1/8 të champions league, duke iu bashkuar kështu Manchester Cityt dhe Leipzig që e kishin siguruar këtë objektiv të martën në mbrëmje.Zikaltrit e mbyllin me sukses dhe me dy ndeshje avancë këtë mission, falë suksesit jashtë fushë kundër Salzburg, ekip të cilin e kishin mundur edhe në San Siro. Edhe njëhere tjetër njeriu i ndeshjes dhe vendimtar për skuadrën ishte Lautaro Martinez që shënoi me penallti afër fundit. Një ndeshje pak a shumë e ekulibruar ajo në Salzburg me vendasit që patën më sumë epersi territorial në pjesën e parë, por e paperkthyer në raste të pastra. Në të dytën tek Interi u futen në fushë Kristjan Asllani, Barella dhe Lautaro. Të parit, mesfushorit kuqezi, iu mohua një gol nga portieri Shlager, I dyti fitoi penalltine ne minutën e 85, ndërsa I treti kapiten Lautaro shënoi golin e fitores. Interi ka 10 pikë , po aq sa Sociedadi që gjithashtu u kualiifikua falë fitores së pastër 3 me 01në shtëpi ndaj benfices, falë golave të Merinos, Ojarzabal dhe Barrenexhea. Tani këto dy skuadra do të ndajnë vendin e parë në duelin direkt të muajit dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *