Subscribe

Largimet e fundit të disa figurave nga LSI nuk përbëjnë një çështje serioze për Petrit Vasilin. Numri dy i LSI iu shmang me humor dhe ironi kësaj çështjeje, gjatë intervistës për “Quo Vadis” me gazetaren Pranvera Borakaj.

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

-Mendoni se mund ta dëmtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim largimi i figurave të cilët kanë qënë pjesë e saj? Së fundmi z. Nasif Naco, Lefter Koka, Ediola Braho, ishte një tjetër emër të cilën nuk e kishim dëgjuar por dje e morrëm vesh që është larguar nga LSI-ja, ka vajtur tek PS-ja.

 

E kuptova që deri tani niveli edhe i impenjimit tonë në dialog edhe serioziteti ishte maksimal dhe ju donit ta relaksonit pak, me pak humor. Këtë po e quaj një pyetje humoristike.

 

-Zyrtarë të rëndësishëm. Ish ministra të rëndësishëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Z. Koka.

 

Unë e di që ju keni një provokim shumë fin dhe shumë interesant. Ju e dini që Lefter Koka kishte me vite që votonte mu në mes të parlamentit për Edi Ramën e të tjera. Tani ju më thoni që iku Lefter Koka. Apo cfarë ishte kjo Braho, a cfarë më the. Vazhdojmë të ruajmë seriozitetin dhe rëndësinë që kjo studio ka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *