Arbjan Mazniku dhe analisti Roland Lami u përfshinë në një debat këtë të enjte në studion “Zgjedhje 2021” lidhur me përplasjet e shënuara në Elbasan gjatë ditëve të fushatës.

 

Në një moment, Lami iu drejtua Maznikut duke i thënë se Elbasani ka rënë në duart e disa individëve të organizuar dhe se autoritetet policore janë inekzistente.

 

Mirëpo, kjo deklaratë u kundërshtua nga Mazniku.

Pjesë nga biseda:

Lami: Qyteti i Elbasanit për fat të keq është jashtë kontrollit të autoritetit të forcave të rendit, veprojnë individë të organizuar. Është lajm i keq për shqiptarët.

 

Mazniku: S’është e vërtetë. Çdo energji që forcat shqiptare duhet të kenë është drejt  evropianizimit të sistemit, reformës në drejtësi. Ndërsa forca politike që kërkon të vijë në pushtet synon të krijojë grupe paramilitare, të armatoset. Këtë përqasje kanë.

 

Lami: Jemi në kushtet e Afrikës. Na vjen zor dhe turp në vendin ku jetojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *