Subscribe

SPAK “bastisi” Gjykatën e Krujës këtë të enjte, duke vënë në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

 

Emri i saj nuk është i padëgjuar për publikun sepse vetëm disa muaj më parë u lakua gjerësisht në media për shkak të vendimeve të saj që lironin të dënuarit përjetë.

 

Me firmën e Enkelejda Hoxhës riftioi lirinë Endrit Dokle, pjesë e bandës së Durrësit, shkruan “Vizion Plus”.

 

Po ashtu, ajo i hapi dyert e qelisë Genc Tafilit, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari dhe Ilir Pajës.

 

Falë saj u lirua edhe Hekuran Billa, që gjeti vdekjen në qershor të vitit 2020.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *