Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Kur Aurela Gaçe shkruan për dashurinë

23 Mars 21:30

Aurela Gaçe prej më shumë se tre vitesh është e martuar me Skerdin, bashkëshortin e saj me të cilin ka edhe dy vajza, Grace dhe Abigail. Këngëtarja e njohur gjithnjë ndan me fansat eksperiencat, ndjesitë apo momentet nga e kaluara, edhe pse duhet të themi se rrallëherë ndodh që të shprehë dashurinë për të dashurin e saj të zemrës. Mbrëmjen e djeshme, Aurela ka mbledhur fjalët më të bukura për dashurinë dhe ia ka adresuar Skerdit, partnerit që i ka qëndruar gjithnjë pranë dhe e ka mbështetur në çdo hap të jetës. Përmes fjalësh të përzemërta, këngëtarja ka rrëfyer jo vetëm ndjenjat për bashkëshortin, por edhe marrëdhënien e tyre, si dhe krenarinë që ndjen që ka në krah njeriun që i ka falur gjithçka.

 

 

“Rrallë e shpreh në publik atë që ndiej për ty. Nuk besoj se të flasësh publikisht tregon se e do më shumë njeriun me të cilin ndan ditët e jetës tënde. Por sot dua të flas. Shumë pak e dinë se çfarë mbështetjeje je ti për mua. Të gjithë më shohin si një njeri të fortë dhe mendojnë se s’kam nevojë për një sup ku të mbështetem. Unë, si çdo artist, kam nevojë për një njeri vizionar, që të shohë e të besojë në atë që je. Do të thotë dikush: “Po ti je vetë”. Mirë, dakord, por askush nuk e di rraskapitjen e mundimin që më është dashur të përballoj e vetme për 20 vjet. Prindërit e dinë mirë çfarë kalon fëmija dhe mundohen me shpirt. Por jo gjithmonë munden nëse nuk janë brenda këtij profesioni. Mund të të ndihmojnë shpirtërisht, sigurisht, dhe mua kjo gjë s’më ka munguar. Por më është dashur të bëj çdo gjë vetë mbas skene, edhe kur s’kuptoja s’i bëhej. Më është dashur të bëhem çdo gjë  pas skene: menaxhere, producente (mblidh të ardhura e vetëm harxho në atë që duhet për skenën).

 

 

Po, unë e shumë artistë të brezit tim as nuk e dinim se ç’do të thotë menaxhim i aftësive të tua. Unë sot jam më e fortë sepse të kam ty që më sheh në sy e dashuron atë që unë jam. Unë s’kam pasur kurrë nevojë për një burrë që të më mbante me të ardhura, sepse punoja vetë. Unë nuk do të pranoja kurrë të jetoja as 1 orë të jetës sime me dikë që do të më bënte të ndihesha më pak se ajo çfarë besoj se jam. Dhe… unë nuk do të mundesha të bëja çfarë jam duke bërë, të jem “live” në këto përmasa, të luftoj në këtë treg ku “playback”-u të mbyt e unë të arrij të jem në skenë me një staf të vërtetë, të isha “live” çdo javë në skenë në Tiranë, kjo u bë e po bëhet sepse tani i ke marrë ti përsipër gjithë vështirësitë e prapaskenës e mua më jep mundësinë që të mendoj e të jem 100% në skenë, vetëm të jap atë që më fali Zoti. Përveç dashurisë që kam për ty, përveç asaj që më ke bërë të ndiej si qenie njerëzore, unë dua të tregoj se kam në krah njeriun që kupton qenien time në skenë e më ndihmon në çdo hap të realizoj gjëra që në realitetin tonë i besoja të pamundura. Unë sot të falënderoj për gjithçka, o babai i dy vajzave tona mrekulli. Faleminderit Zot për këtë sup ku mbështes kokën!”- shkruan Aurela.

 

 

Ndoshta dashuria për këngëtaren shprehet shumë rrallë në publik por kur Aurela flet, thotë gjithçka që një mashkull do të donte të dëgjonte nga njeriu i zemrës.

Posted Under:
Showbiz
Tagged:
Aurela Gace Dashuria Skerdi

Nga e njëjta kategori

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq, fansja e puth papritur në buzë (VIDEO)

më shumë...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksualisht këngëtaren e famshme, del VIDEO

më shumë...

Meghan Markle feston 45-vjetorin, surprizon ndjekësit me fotot nga festa e ditëlindjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.