Subscribe

Qeveria do të duhet të mendojë për një qasje të re në luftën kundër informalitetit, kryesisht në moslëshimin e kuponëve tatimor, problem ky, i cili vijon gjerësisht në ekonomi. Ndonëse të dhënat nga tatimet flasin një shifër të rritur të kuponave të prerë gjatë muajit gusht, sërish dy aksionet e nisura me bujë, nuk dhanë rezultatet e pritshme. Drejtorja e Tatimeve Vasilika Vjero thotë se bizneset e vogla janë ato më problematiket, dhe se lufta ndaj këtij fenomeni, nuk duhet parë vetëm tek një institucion.

 

Ndonëse turizmi shënoi një rritje të pritshme për shkak edhe të sezonit, të dhënat flasin se dy sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, siç janë tregtia dhe ndërtimi, kanë rezultuar me rënie të xhiros, si 7-mujor. Vjero thotë se këta sektorë, do të jenë në fokus të kontrolleve të administratës për të parë shkaqet, por paralelisht janë 8500 biznese që për vitin 2017 kanë fikur motorët, duke kaluar në status pasiv. Ndonëse 2017 përkoi me një vit zgjedhor, administrata tatimore rezulton se është në tejkalim jo vetëm me planin, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *