Teherani dyshohet se shfrytëzoi periudhën e armëpushimit për të forcuar kapacitetet ushtarake, përfshirë raketat dhe dronët, ndërsa vijonte negociatat me SHBA-në.
Një raport i The Wall Street Journal hedh dritë mbi një strategji të dyshuar të Iranit gjatë periudhës 60-ditore të armëpushimit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Sipas gazetës amerikane, ndërsa Teherani vazhdonte të merrte pjesë në negociata me Uashingtonin, udhëheqja iraniane po përgatitej paralelisht për një përshkallëzim të ri të konfliktit.
Iran’s leadership appears to be preparing for a broader, longer conflict rather than trusting U.S.-Iran diplomacy.
Intelligence cited by the WSJ suggests Tehran used the lull after the June agreement to rebuild missile and drone capabilities, strengthen the Revolutionary Guard,… pic.twitter.com/jklJdVbbRI
— Clash Report (@clashreport) August 17, 2026
Sipas burimeve të cituara nga WSJ, drejtuesit iranianë nuk e konsideruan marrëveshjen e mirëkuptimit të arritur në qershor si fundin e konfliktit. Përkundrazi, ajo shihej si një periudhë që mund t’i jepte Iranit kohë për të riorganizuar forcat dhe për të përgatitur vendin për një përballje të ardhshme me SHBA-në dhe Izraelin.
Vendim për forcimin e Gardës Revolucionare
Sipas burimeve arabe dhe iraniane të cituara në raport, pas nënshkrimit të marrëveshjes, udhëheqja iraniane zhvilloi një takim ku u diskutua për përgatitjet për një konflikt të ri.
Pas këtij takimi, udhëheqja iraniane vendosi t’i japë Gardës Revolucionare kompetenca më të mëdha në kontrollin e forcave të armatosura të vendit, të vendosë disa komandantë veteranë të luftës Iran-Irak në pozicione të larta dhe të përshpejtojë prodhimin e raketave dhe dronëve.
Presion përmes ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Kuq
Raporti pretendon gjithashtu se gjatë periudhës së armëpushimit Irani ndërmori hapa për të rritur presionin ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.
Sipas raportit, pas këtij takimi, Irani filloi të shkelë memorandumin e mirëkuptimit, duke kryer sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe duke zgjeruar operacionet e tij në Detin e Kuq përmes Huthëve , në një përpjekje për të rritur presionin mbi Arabinë Saudite.
Teherani, sipas këtyre pretendimeve, synonte gjithashtu të rriste koston e përfshirjes amerikane në konflikt, duke e bërë më të vështirë për Uashingtonin vazhdimin e operacioneve ushtarake.





