Subscribe

Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të hënë se ku do të kandidojë për zgjedhje parlamentare të 25 prillit.

Ai konfirmoi se nuk do të heqë dorë nga Vlora, teksa shtoi se edhe Durrësit i ka një borxh, raporton Vizion Plus.

“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, deklaroi Rama.

Lidhur me listën e kandidatëve për deputetë, kreu i qeverisë deklaroi se është në proces dhe se lista përfundimtare do të jetë ajo që do të deklarohet kur të çohet në KQZ, ndërsa u shpreh se është përgjegjësia personale e çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *