Subscribe

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi i ka cilësuar zgjedhjet në Kosovë si një tregues të shkëlqyer të maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit politik.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare,  qe sipas saj, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të vendit.

 

“Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik. Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj. Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje. Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *