Pas PD, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në SPAK një dosje për inceneratorin e Tiranës.

Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka listuar të gjithë hapat e ndjekur për këtë koncesion, i cili i ka fillesat kur PS qeveriste së bashku me LSI, në vitin 2016.

MONIKA KRYEMADHI
KRYETARE E LSI

Një kallëzim penal që unë si Monika Ramazan Kryemadhi ja drejtoj SPAK-ut për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako që sot është drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Mbetjeve Urbane, mos harroni këtë se është ndryshuar.

Kryemadhi ka artikuluar akuza të forta ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili sot është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS.

Disa muaj më parë ishte Partia Demokratike ajo që denoncoi aferën e inceneratorëve, duke depozituar 3 padi në SPAK, për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit e Fierit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *