Subscribe

Përveç shtëpive të reja, 230 familjeve në Manzë të Durrësit kryeministri Edi Rama iu premtoi mbështetje në këtë periudhë ku çmimet nga ai karburanteve te produktet ushqimore janë rritur duke rënduar veçmas ekonominë familjare. Kreu i qeverisë i qëndron angazhimeve të tij se ngritja e dy bordeve për transparencën e çmimeve, të naftës e ushqimoret dhe paketa e rezistencës sociale do të lehtesojnë barrën e krizës së çmimeve si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës.

 

“Asnjëherë, askënd që është në një hall më të madh se të tjerët nuk do ta lejmë vetëm, edhe me këtë situatë që në një farë mënyre është një goditje. Do t’i qëndrojmë këtij angazhimi që ne do të jemi pranë jush, pranë çdo familje për ta kompesuar rritjne e çmimit të energjisë elektrike në mënyrë që asnjë familje shqiptare të mos ndjejë goditjen nga kriza në faturën e energjisë elektrike.”

 

Jo vetëm familjeve në Manzë, shtëpitë e të cilëve pas shkaterrimit nga tërmeti u rindërtuan, por edhe atyre që janë në pritje, kryeministri Edi Rama u premtoi se askush nuk do të mbetet pa një çati të re mbi kokë, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike.

 

“Ne do të jemi deri ne fund pranë atyre që janë më në nevojë në rradhë të parë.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *