Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e...

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin...

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Kriza e urisë “pushton” Gazën, ushtria izraelite vijon ofensivën, dhjetëra të vrarë

23 Maj 12:23

Gaza vijon të mbetet në mëshirë të fatit. 29 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, kanë humbur jetën për shkak të kushteve të rënda të urisë, ndërsa mijëra të tjerë janë në prag të vdekjes.

Ky bilanc tragjik është shënuar në vetëm dy ditët e fundit, ndërsa shumë familje kanë vuajtur në heshtje, përballë mungesës së ushqimit dhe mundësive për të mbijetuar.

Lajmi vjen ndërkohë që ofensiva ushtarake izraelite ka rifilluar me intensitet të shtuar, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave të tjerë që nga agimi i ditës së enjte.

Sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së, rreth 90 nga afro 200 kamionë me furnizime ushqimore dhe mjekësore kanë hyrë në Gaza, por shpërndarja e ndihmave mbetet një sfidë për shkak të pasigurisë, rrezikut të plaçkitjeve dhe koordinimit të vështirë me autoritetet izraelite.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ngritur akuza të forta ndaj liderëve të disa vendeve perëndimore, duke deklaruar se ata kanë shprehur mbështetje të heshtur për Hamasin.

“I them presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe kryeministrit Starmer, kur ju falënderoni vrasësit masivë, dhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit, jeni në anën e gabuar të drejtësisë”, tha ai.

Ky reagim erdhi pasi liderët e Britanisë, Francës dhe Kanadasë paralajmëruan se nuk do të rrinë duarkryq përballë veprimeve skandaloze të qeverisë së Netanyahut dhe do të ndërmarrin veprime nëse Izraeli nuk e ndal operacionin e tij të ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk heq kufizimet për hyrjen e ndihmës humanitare.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza ushtria izraelite viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

më shumë...

“Shmangni vendimet e nxituara”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Është mirë një nënë që t’i thotë fëmijëve shpesh ‘të dua’? Zahaj: Ja çfarë i lë gjurmë në kujtesën emocionale!

më shumë...

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj: Duhet ti mësojmë ata me mërzitjen!

më shumë...

One thought on “Kriza e urisë “pushton” Gazën, ushtria izraelite vijon ofensivën, dhjetëra të vrarë”

  1. Vlora says:
    May 23, 2025 at 3:07 pm

    u prehtë në paqe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:46

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në...

8:39

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama...

8:29

Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një...

8:15

“Shmangni vendimet e nxituara”, parashikimi i yjeve...

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.