Rëndohet bilanci i viktimave në ngjarjes e kësaj të enjtje në Mat, humb jetën Hamit Buçi, banorë i fshatit Shëlli.

 

Buçi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pas plagëve të marra.

 

Ndërkohë më herët janë konfirmuar dhe dy viktimat e tjera Mentor Hoxha, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa Erzen Aliaj, i cili ndërruar jetë më pas gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy viktimat ishin punonjës të Bashkisë së Matit.

 

 

Ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën Astrit Hani edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit me ndëmarrjen e rrugëve.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur për shkak të punimeve që po zhvilloheshin në një rrugë në fshatin Shëlli, ndërsa autori i masakrës Kujtim Koxha është arrestuar pak pasi ndodhi ngjarja e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *