Subscribe

Mbrëmja e trembëdhjetë prime me Fermën Vip, në ekranin e Vizion Plus, ndryshoi kursin e spektaklit duke zbuluar të tjera ekuacione të kësaj patente ndërkombëtare, që po shfaqet për herë të parë në vendin tonë.

Valer Kolnika dhe Gledis Gegaj ishin më pak të votuarit nga publiku në televotimin që u mbyll mbrëmjen e së premtes.

Ata u përballën në një sfidë që kishte në thelb jo vetëm shkathtësinë por edhe fatin. Valer Kolnika humbi përballjen me Buçkon dhe u largua nga Ferma më e njohur në Shqipëri.

Por ende nuk e ka lënë përfundimisht garën. Konkurenti që shkaktoi debate dhe provokime gjatë 42 ditëve të qëndrimit në fermën Vip, tashmë do të përballet i vetëm me sfida të një tjetër niveli, deri në një vendim të dytë për fatin e tij në lojë.

Ndërkohë, në shtëpinë e fermës Vip është bashkuar një fermere e re.  Himena Sherifi që në nisje të garës ka qenë një surprizë e mirëpritur nga konkurentët e tjerë por mbetet për t’u parë nëse ishte avantazh hyrja e saj në këtë fazë të garës.

Dy më të preferuarit e mbrëmjes nga rezultati i televotimit, Dijonis Biba dhe Ditea Berisha kryesuan grupet që u përballën në një sfidë mes tyre. Testimi i njohurive mbi përgatitjen dhe kushtet e ruajtjes së bulmetit përfundoi me humbjen e grupit të Diteas. Rrjedhimisht, deri në mbrëmjen e së hënës, gjashtë konkurentë janë në televotim.

Agai vendosi t’i japë pushtetin në Fermën Vip, planprishëses Elsa Lila duke i lënë më shumë hapësirë për të çuar në vend misionin e saj.

Një reality show që e ka treguar se nuk mund të parashikohet ndërsa presioni i izolimit po shpërfaq të tjera dimensione në karakterin e personazheve.

Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 në platformën digjitale Tring ju mundëson të ndiqni në cilësi absolute të gjitha zhvillimet në 24 orë të ditës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *