Pas zbardhjes së ngjarjes së ndodhur 8 vite më parë, ku 23-vjeçarja Eglantina Buci u ekzekutua me armë zjarri dhe u gropos nga babai dhe vëllai i saj në Malin me Gropa, një tjetër krim zbulohet të jetë kryer në këtë familje.
Dyshohet se edhe nëna e 66-vjeçarit, Faik Buci ka vrarë vite më parë nusen e djalit të saj, i cili ishte emigrant në Itali. Ato po shihnin televizor teksa nisi konflikti dhe përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së Bashkimit.
Dëshmitari i vrasjes së Eglantinës deklaroi se ishte ai që e kishte shoqëruar me makinë Shkëlzenin dhe të motrën, deri tek Mali me Gropa. Prej vitit 2012, ajo ishte shpallur e zhdukur. Babai i saj, Faik Buci, pohonte gjatë gjithë kësaj kohe se vajza ishte trafikuar në Itali.
Motivi i vrasjes është pasi Eglantina u largua nga banesa për të bashkëjetuar me një djalë, pa dëshirën e familjarëve.
Në vitin 2012 u gjetën disa eshtra, por për vite të tëra nuk u bë dot i mundur identifikimi i kufomës. Eshtrat e gjetura në Malin me Gropa u dërguan në Kosovë, ku u bë e mundur të përftohej një profil gjenetik dhe pas krahasimit me ADN e nënës së saj, u identifikua se ishin të Eglantina Bucit.





