Subscribe

Asambleja parlamentare e këshillit të europës ka nisur këtë pasdite diskutimet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Debati zhvillohet rreth raportit të Dora Bakoyannis, e cila në krye të fjalës tha se nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të përpiluar këtë raport. Nëse raporti i politikanes greke merr 2/3 e votave, atëherë Kosova bëhet anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me këtë vendim historik që pritet të merret sot për Kosovën, foli në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, analisti Ylli Hoxha.

Përmes një lidhje direkte me Skype, analisti tha se nëse Kosova anëtarësohet Këshilli i Evropës do të jetë paradhoma e aspiratava që Prishtina ka për NATO-n,  BE-në dhe për sigurinë.

Në intervistën e tij për gazetarin, Aleksandër Furxhi, analisti Ylli Hoxha tha se ka sinjale pozitive për Kosovën. Sipas analistit, Kosova ka strukturën ligjore më të avancuar në Ballkan sa i përket konventave që ajo zbaton.

Për rrjedhojë në rast të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova nuk do të haset me sfidat që pati Serbia, e cila atë kohë ishte lidhur ngushtë me shkelje të të drejtave.

Ylli Hoxha: Nëse Kosova anëtarësohet Këshilli i Evropës do të jetë paradhoma e aspiratava tona që kemi për NATO-n dhe BE-në, edhe për sigurinë tonë. Presim që brenda një orë asambleja të votojë dhe sinjalet janë pozitive. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të rriste autoritetin e saj karshi kërkesave, do të ketë mundësinë për të shtyrë atë që Kurti do ta përpinte, krijimin e asciacionit. Formalisht Kurti e ka pranuar me firmosjen e marrëveshjes së Ohrit asociacionin. Besoj se do jetë presion i shtuar nga perendimi për krijimin e asociacionit të komunave…Mendoj se ka një shikim ndryshe ndaj Kosovës, sepse Kosova nuk çalon karshi standarteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, Kosova ka strukturën ligjore më të avancuar në Ballkan sa i përket konventave që ajo zbaton. Nuk besoj se Kosova do të ketë sfida të mëdha siç kishte Serbia, sepse Serbia ishte e etiketuar për shkelje të të drejtave atë kohë.

Do të duhen 2/3 e votave që Prishtina të kalojë edhe këtë etapë drejt anëtarësimit. Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Evropës, më 27 mars, miratoi dokumentin e raportueses Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pasi i ka plotesuar kushtet.

Nëse Kosova merr dritën jeshile këtë të martë atëherë raporti do të kaloje në Këshillin e ministrave , i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Ndërkohë ministri i jashtëm serb është  dorezuar duke pranuar faktin se sot Kosova do të  kalojë edhe këtë fazë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *