Në mbledhjen e saj të dytë, po në fundjavë, qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti vendosi lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese në kuadër të pandemisë. Nga dita e hënë do të lejohet qarkullimi i plotë, si brenda vendit ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se qytetarët që vijnë nga jashtë nuk do ti nënshtrohen izolimit 7 ditor por do të kryejnë kontrollin rutinë nga ekipet mjekësore në kufi.

Ndërsa kryeministri Hoti bëri të ditur se do të shfuqizohet edhe fasha orare e lëvizjes si dhe do të rekrutohen 200 specialistë mjekësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave.

Ndërkohë ministri i punës, Skënder Reçica ka kritikuar qeverinë Kurti për trajtimin aspak korrekt që i është bërë Tiranës me masat që janë ndërmarrë në kuadër të parandalimit të sëmundjes.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë u regjistruan më 13 mars dhe në total numërohen 1,194 raste me koronavirus, ku 884 pacientë janë shëruar dhe 31 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *