Subscribe

Ato janë dorëshkrime luksoze, me ar, me kapakë prej druri, veshur me argjend e punuar me gdhendje. Kodik si ai i Beratit pak vende kanë mundësi të ekspozojnë. Në Tiranë si për ironi, ekspozohen në vilën e diktatorit Enver Hoxha.

 

Ky është kodiku i parë i Beratit, një libër i purpurt që realizohej në kopje të veçanta dhe porositeshin vetëm nga perandorët. Ai i ka mbijetuar shekujve e një nga 5 kopjet është ruajtur me delikatesë.

 

Në ndërtesën ku shkrimet fetare nuk mendohej se do të ekspozoheshin më parë, zbulojmë se një pjesë të mirë të ekspozitës e zënë kuranet e vjetra, e shkrime fetare që datojnë nga shekulli i 15.

 

Është vetëm dita e 5-të e ekspozimit të tyre, por vizitorët janë të shumtë.

 

Ekspozimi i dy kodikeve të Beratit dhe kuranit më të vjetër në Shqipëri do të vijojë deri më 20 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *