Subscribe

Në një listë të gjatë, të të gjitha vendeve të botës sa i përket klimës së të bërit biznes, revista prestigjioze Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 69-të, përkrah shteteve si Bahreini, Zambia dhe Ruanda. Mes 144 vendeve, Forbes ka analizuar treguesit, të cilët tregojnë mirëqenien e popullsisë që jeton aty dhe mat rritjen ekonomike, GDP për frymë dhe bilancin tregtar mes importeve dhe eksporteve. Në treguesit kryesor të klasifikimit në këtë raport, Shqipëria vjen nga fundi i listës kur bëhet fjalë për inovacionin, të drejtën e pronës, barrën e taksave dhe korrupsionin.

Procedurat komplekse tatimore dhe kërkesat e shumta për licencim, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore dhe infrastruktura e vjetruar kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë tërheqjen e investimeve të huaja të vështirë.

Një nga rreziqet që Forbes nënvizon se i kanoset Shqipërisë në 2016-ën është niveli i lartë i borxhit publik. Duke qënë se një pjesë e mirë e sektorit bankar lidhet me Greqinë dhe Italinë, vendi ynë bëhet më i prekshëm  nga efektet e borxheve sovrane.

Vendi do të vazhdojë të përballet me sfida që nga rritja e borxhit publik, i cili ka tejkaluar  kufirin ligjor prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur 72% në vitin 2014. Lidhjet sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë e bëjnë Shqipërinë të prekshme për përhapje te efekteve të krizave të borxhit dhe rritjes së dobët në zonën e euros. Qeveria do të përballet me teste të rëndësishme në vitin 2015. Ajo po punon për të zbatuar  reformat e FMN-së, veçanërisht ato që synojnë përmirësimin e sektorit të energjisë elektrike.

5 vendet e para që kryesojnë listën e Forbes janë Danimarka, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Irlanda. Në rajonin e Ballkanit, vendin e parë e mban Maqedonia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *